Kjo anomali ndodh vetëm në Shqipëri/ Kupa luhet 24 orë pas Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 22:44

Kjo anomali ndodh vetëm në Shqipëri/ Kupa luhet 24 orë pas Kombëtares

Kombëtarja A dhe ekipi Shpresa i Shqipërisë zhvilluan ndeshjet e tyre ditën e martë, përkatësisht miqësoren me Gjeorgjinë dhe ndeshjen kundër Anglisë në kuadër të kualifikueseve për Europianin U-21.

kupa e shqiperise

Vetëm një ditë më pas, dje, u zhvillua gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, rast unik ky në të gjithë futbollin europian dhe më tej. Po t’u hedhësh një sy ndeshjeve që janë luajtur dje në arenën ndërkombëtare, do të vërehet që janë përcaktuar dhe janë luajtur vetëm takime mes ekipesh amatore ose liga shumë të ulëta të kampionateve.

Kjo, për shkak se në ekipet kombëtare, jo vetëm ato A, por edhe te moshat angazhohen shumë futbollistë dhe zhvillimi i ndeshjeve vetëm një ditë më pas nuk është një normalitet. Kjo anomali ndodh vetëm në Shqipëri, ku pas 24 orëve të ndeshjes së ekipit përfaqësues luhet Kupa e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"