Kishte vite pa ndodhur, Inter favorit në Derbin e Italisë ndaj Juventusit. Ja si kuotohen dy skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 13:17

Kishte vite pa ndodhur, Inter favorit në Derbin e Italisë ndaj Juventusit. Ja si kuotohen dy skuadrat

Inter-Juventus nuk është vetëm një “Derbi i Italisë”, por historikisht është përkufizuar si një duel midis dy “urrejtjeve” të dy tifozerive.

juventus-inter-e1582539526656

Inter-Juventus është sfida më e ndjekur jo vetëm në Itali por edhe në mbarë globin. Në këtë takim dy skuadrat vijnë nga një moment ndryshe nga njëri-tjetri.

Interi vjen pas humbjes ndaj Sampdorias dhe barazimit ndaj Romës në kampionat dhe fitores në frymën e fundit ndaj Fiorentinës me golin e Lukakut, por me një vend të dytë në kampionat.

Juventusi vjen në këtë supersfidë pas tri sukseseve rradhazi ndaj Udinezes, Milanit dhe Sasuolos në kampionat dhe ndaj Xhenoas në Kupën e Italisë në shtesë, por bardhezinjtë renditen në Serinë A në vendin e 5, -4 pikë nga zikaltërit e Antonio Kontes të vendit të dytë.

Edhe pse me një moment jo mjaft të mirë, sipas “bookmakers”-ave, Interi është favorit për të fituar “Derbin e Italisë”, ku koefiçenti ka zbritur ndjeshëm nga 2,55 ka shkuar në 2,35, ndërsa suksesi i Juventusit kuotohet me 3,00 nga 2,80 që ishte më pare, barazimi është me koefiçentin 3,40.

Nuk dihet ende sesi do të jetë rezultati përfundimtar, popr një gjë është e sigurt dhe e garantuar, spektakli për 90 minutat e kësaj supersfidë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"