“Kishte veshur fanellën e gabuar”, klubi i Peskarës zbulon arsyen e zëvendësimit të Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 15:05

“Kishte veshur fanellën e gabuar”, klubi i Peskarës zbulon arsyen e zëvendësimit të Ronaldos

Ronaldo u zëvendësua nga Mauricio Sarri, në ndeshjen e djeshme kundër Milanit dhe shkoi direkt e në dhomat e zhveshjes, pa përshëndetur tifozët dhe trajnerin.

Ronaldo555

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, mediave, por edhe skuadrave të tjera. Peskara ka qenë një nga ato që me anë të një postimi në “Twitter”, në mënyrë humoristike, ka shpjeguar shkakun pse Ronaldo u drejtua direkt në dhomat e zhveshjes.

“Të gjithë pyesin përse Ronaldo shkoj direkt në dhomat e zhveshje. E thjeshtë: ai kishte veshur fanellën e “gabuar”, shkruan Peskara që i ka dhënë nota të tjera ngjarjes së mbrëmjes së djeshme në Torino.

ROROROROROR

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"