Kishte shkuar në Peshkopi për të ndjekur ndeshjen, ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 0:15

Kishte shkuar në Peshkopi për të ndjekur ndeshjen, ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës

Ka ndërruar jetë ditën e sotme kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla. Mësohet se kryebashkiaku socialist, Memolla ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një infarkti.

87288301_3088745041192872_335552201264988160_o

Sipas “BalkanWeb”, kryebashkiaku ka ndërruar jetë në Dibër, pasi ka qenë duke shoqëruar ekipin e futbollit të Egnatias, i cili u ndesh sot me Korabin.

Mësohet se gjatë pushimit të ndeshjes, kryebashkiaku Memolla ka qenë në kafe me kryebashkiakun e Peshkopisë, kur i ka rënë infarkt, që i ka marrë jetën.

Memolla u zgjodh në krye të Bashkisë së Rrogozhinës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, vitin e kaluar, ku pasoi në detyrë Beqir Nuredinin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"