Kishte qëllim të luante deri në fund të sezonit, dëmtimet detyrojnë sulmuesin spanjoll të tërhiqet nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 17:53

Kishte qëllim të luante deri në fund të sezonit, dëmtimet detyrojnë sulmuesin spanjoll të tërhiqet nga futbolli

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Aritz Aduriz ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli. Shkak për këtë janë bërë dëmtimet e shumta për 39-vjeçarin, teksa është shprehur se këto ia kanë bërë të pamundur të vazhdojë karrierën e tij.aduriz

Sulmuesi kishte si qëllim që të luante në finalen e Kupës së Mbretit, ndaj Real Sociedadit, e cila do të ishte edhe ndeshja e tij e fundit, por dëmtimet ia kanë bërë të pamundur dhe ditën e sotme njofton përfundimisht tërheqjen.

Në karrierën e tij, Aduriz ka arritur numra fantastikë, teksa ka zhvilluar 780 ndeshje në total, ku ka arritur të shënojë plot 285 gola. Një lajm jo shumë i mirë për tifozët e Atletik Bilbaos, të cilët e pëlqenin shumë sulmuesin spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"