Kishte probleme me testin e parë për “Covid-19”, del përgjigjia e sulmuesit të Real Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 18:46

Kishte probleme me testin e parë për “Covid-19”, del përgjigjia e sulmuesit të Real Madridit

Vinisius Zhunior ka rezultuar negativ në testin e dytë për koronavirus. Testi i dytë erdhi pas problemeve me testin e parë, që e detyroi brazilianin të mungonte në stërvitjen e Real Madridit.

vinicius jr

Vinisius pasi doli negativ tashmë do jetë i gatshëm për Zinedin Zidanin për ndeshjen e ardhshme kundër Alavesh. Në konferencën para ndeshjes Zidan u duk i shqetësuar pas problemeve me testin e koronavirusit që kishte bërë Vinisiusi, me brazilianin që u detyrua ta ribënte sërish testin në mëngjes ku rezultoi negativ.

Real Madrid është në krye të La Ligas dhe janë 4 pikë të shkëputur nga Barcelona e vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"