Kishte probleme me gjurin, mesfushori i Juventusit do t’i nënshtrohet operacionit dhe mbyll vitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 18:31

Kishte probleme me gjurin, mesfushori i Juventusit do t’i nënshtrohet operacionit dhe mbyll vitin

Lajme aspak të mira vijnë për Juventusin nga infermieria, teksa një futbollist do i nënshtrohet operacionit.sami-khedira

Bëhet fjalë për Sami Khedirën, i cili prej kohësh vuan nga disa probleme në gjurin e tij të majtë. Mesfushori gjerman do të ushëtojë Augrburgut në Gjermani, dhe do i nënshtraohet një operacioni.

Diçka e tillë është komunikuar vetë nga faqja zyrtare e klubit bardhezi, të cilët njoftojnë se për shkak të problemeve të vazhdueshme, lojtari tashmë do i nënshtrohet një operacioni. Si pasojë e kësaj, futbollisti e ka mbyllur vitin dhe pritet të jetë i gatshëm për fillimin e vitit 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"