Kishte përballë Nejmarin, ja nota që mori Hysaj në ndeshjen me PSG-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 11:10

Kishte përballë Nejmarin, ja nota që mori Hysaj në ndeshjen me PSG-në

Në fushë Karlo Ançeloti i besoi vetëm 15 minutat e fundit me objektivin për të ruajtur rezultatin e çmuar dhe Elseid Hysaj i zbatoi në mënyrë perfekte urdhrat e trajnerit, duke marrë edhe vlerësimin e mediave italiane me notë, pavarësisht minutazhit në fushë.

hysaj

Me një notë 6-6.5, mediat italiane vlerësuan vrullin me të cilin mbrojtësi kuqezi hyri në fushë dhe mënyrën sesi ruajti zonën e tij nga sulmet e Nejmarit. Vetëm 5.5 nota e mbrojtësit që zëvendësoi, Nikola Maksimoviç, i cili vuajti në fazën mbrojtëse dhe humbi Mbapenë në rastin e golit të francezëve dhe rrezikoi të shkaktonte edhe një penallti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"