“Kishte idhull Lorik Canën, babai i tij vendosi gjithçka”, rrëfimi emocionues i shokut të Januzajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 9:31

“Kishte idhull Lorik Canën, babai i tij vendosi gjithçka”, rrëfimi emocionues i shokut të Januzajt

Miku i ngushtë i Adnan Januzajt, Xhonathan Kidermans, që nga koha kur këta të dy luanin për grupmoshat e Anderleht, dha një intervistë interesante për ‘Daily Mail’ kohë më parë.

Januzaj555

Në mes të tjerash ai kishte folur për Kombëtaren të cilën do ta zgjidhte Januzaj aso kohe,  Futbollisti me prejardhje nga Istogu ishte në dilemë për ta zgjedhur Belgjikën dhe Shqipërinë.

“Nuk mendoj se Januzaj do të zgjedhë të luajë për Anglinë. Kemi folur shpesh për ekipet kombëtare që ishin të interesuara për të, Anglinë, Belgjikën, Turqinë dhe Shqipërinë, por ai gjithnjë më fliste për Canën ai e kishte idhull atë. Unë i thoja, por ne kemi Kompani dhe Felaini” dhe ai do të thoshte, “po, por Cana më pëlqen më shumë. Babai i tij ishte gjithmonë me të.

Adnan ishte një djalë i lezetshëm dhe shumë i arsimuar. Në fushë ai kishte një super teknikë dhe ishte jashtëzakonisht mbresëlënës për moshën e tij. Të gjithë mund ta shohin se ai ishte i veçantë, por babai i tij gjithmonë vendoste për të dhe ai kurrë nuk vendoste me kokën e tij, madje edhe kur Januzaj vetë pyetej nga mediat se cilën kombëtare do të përfaqësoj ai thoshte me cilën të dojë babai ai vendos për mua”, shtoi ai”, u shpreh Kidermans.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"