Kishte gjakderdhje të madhe, ish-doktori i Liverpulit: Ju tregoj kur i qepa gjenitalet Xherrardit gjatë ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 11, 2020 | 8:50


Kishte gjakderdhje të madhe, ish-doktori i Liverpulit: Ju tregoj kur i qepa gjenitalet Xherrardit gjatë ndeshjes

Në një skuadër futbolli, roli i doktorit është shpesh vendimtar. Dëmtimet mund të ndodhin në çdo moment dhe janë nga ato më të rëndomtat deri tek ato që rrezikojnë karrierën e një futbollisti. Endrju Masej, drejtori i Departamentit Mjekësor në FIFA dhe ish-mjeku i Liverpulit për shumë vite tregon për “The Sun” se ndërhyrja më e vështirë e karrierës së tij me “Reds”-at, ka qenë ajo e gjenitaleve të kapitenit Stiven Xherrard.30596930-0-image-a-7_1594340637157

Mesfushori anglez u prezantua në dhomat e zhveshjes gjatë një ndeshjeje me Bornmëthin në vitin 2004 me një problem serioz: kishte një prerje shumë të thellë në penisin e tij, e cila po i shkaktonte gjakderdhje të madhe. “Stivi erdhi tek unë në fund të ndeshjes dhe më tha: ‘Doktor, duhet të hedhësh një sy këtu’. Unë i hodha një shikim dhe mendova se po i dhimbte shumë.

Kërkoja të kujtoja praktikën mjekësore, por askush kur studion mjekësi nuk të shpjegon se si të vendosësh penjtë në penis. Dhe me vete mendoja se nuk dua që penisi i parë i qepur i jetës sime të jetë ai i Stiven Xherrardit. Por në fund e bëra”, tha irlandezoveriori, i cili në ato kohë ishte doktor provizor i “Reds”-ave.

NINTCHDBPICT000594698693

PUNË E PAQME – Ndërhyrja u bë me sukses dhe Xherrard u rikthye në fushë për të vijuar ndeshjen. Dhe për fat të Masejt, atë ditë ai e fitoi përfundimisht vendin e tij të punës. Sigurisht që kanë marrë parasysh edhe referencat e Xherrardit, i cili e tregon kështu versionin e tij për atë moment delikat në autobiografi: “Shpresoja që të mos detyrohesha t’i thosha lamtumirë një mikut tim të vjetër. Dhe dukej se doktori nuk ishte shumë i qetë. Por bëri një punë të shkëlqyer dhe unë nuk ndjeva asnjë dhimbje ndërsa ai më qepte. Në fund bëri katër qepje, pikërisht ashtu siç më kishte thënë”.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com