Kishin dalë për shëtitje në qytetin më të bukur në botë, Lorik Cana publikon fotot me vajzën mbi shpatulla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 14:10

Kishin dalë për shëtitje në qytetin më të bukur në botë, Lorik Cana publikon fotot me vajzën mbi shpatulla

Lorik Cana ka treguar se është një baba i përkushtuar dhe është shumë i dhënë pas familjes së tij. Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares publikoi disa foto krah vajzës së tij, Enkeleidës teksa shëtiste në qytetin e Romës.

Ai pozoi duke mbajtur vogëlushen mbi shpatulla dhe shkroi: “Baba me Qikë janë dal me shëtit!!! Në qytetin më të bukur në botë, Romë ??”

Megjithatë, Lorik Cana është siguruar që të mos i zbulojë imazhin Enkeleidës, si në çdo foto tjetër.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Monika janë prindër të dy fëmijëve. Çifti kanë edhe një djalë Boiken.

Futbollisti ka treguar se është një baba që e ndihmon bashkëshorten në rritjen e fëmijëve.

Pak kohë më parë, publikoi një foto me vajzën duke e mbajtur në krahë ndërsa bënte edhe pazar.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"