“Kishim raste për një ose dy gola, por nuk ia dolëm”, Çoçlli i zhgënjyer: Në ekip kam çuna të rinj të cilët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 16:19

“Kishim raste për një ose dy gola, por nuk ia dolëm”, Çoçlli i zhgënjyer: Në ekip kam çuna të rinj të cilët…

Luftëtari u mposht me rezultatin 1-0 nga Flamurtari, me këta të fundit që nuk njihnin asnjë fitore këtë sezon. Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “SuperSport” ka folur tekniku i Luftëtarit, Nikolin Çoçlli. Ky i fundit është shprehur se e kishin përgatitur ndeshjen për të arritur te goli, por nuk ia dolëm dot.bandicam 2020-02-16 16-15-06-719

Skuadra nuk shfaqi atë që pritej në sulm?

Ndeshjen e kishim parashikuar, që të ishte e duhura për ta mbajtur kundërshtarin në distancë. U munduam në të gjitha drejtimet për avantazhin, por munguan shumë elemente. Ndoshta edhe lodhja ka bërë që ne të shfaqim probleme sot. Është një analizë e gjatë që duhet bërë.

Tentuan të finalizojmë me një gol apo dy dhe i kishim rastet, ndoshta nxitimi apo përvoja e lojtarëve. Më pas tentuam në pjesën e dytë ta vendosim ën vështirësi me presing të lartë, por nuk ia dolëm. Megjithatë mendoj se edhe fusha ka ndikim.

U mposhtët nga vendi i fundit, mund të mbijetoni?

Kam thënë që duke rritur aftësitë individuale të lojtarëve, mund ta arrijmë edhe mbijetesën. Janë çuna të rinj dhe mendoj se nuk mund të mbajnë më shumë përgjegjësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"