“Kishim nevojë për këto pikë”, Tetova: I kërkova skuadrës të ruante ekuilibrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2022 | 17:25

“Kishim nevojë për këto pikë”, Tetova: I kërkova skuadrës të ruante ekuilibrin

Egnatia arrti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Laçit me rezultati 0-1. Në fund të ndeshjes ka qenë vetë trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova që ka komentuar sfidën dhe paraqitjen e skuadrës në fushë në një prononcim për “Over Sport”.

tetova

Ndeshja?

Sigurisht që është çlirim shumë i madh sepse vinim nga lojëra shumë të mira dhe ballafaqime të ashpra. Mendoj se përqendrimi që treguam ishte më e fortë që na çoi drejt shënimi i golit.

Skuadra?

Skuadrës i kërkova të ruante ekuilibrin. Në pjesën e parë kisha probleme me lojtarët brazilian sepse duhet ti përktheja individualisht. Në pjesën e dytë skuadra u shfaq në ekuilibër. Mendoj se e kemi pasur ndeshjen nën kontroll. Fal kësaj arritëm rezultatin pozitiv.

Skema?

Kishim nevojë për këtë pikë, ne vinim nga ndeshje shumë të mira por rezultat është ai që vlen në fund. Nuk mendoj që problemi është te skema, mendoj se ishim më të pirur sot për kundërsulmin, gjë që ishte në lëvizje për pjesën e dytë. Në pushim i shpjegova lojtarëve çfarë duhet të bënin dhe ja dolën mrekullisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"