“Kishim më shumë vazhdimësi se Interi”, Pioli nuk fsheh entuziazmin: U bëmë më të fortët, nuk më kujtohet humbja e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2022 | 22:04

“Kishim më shumë vazhdimësi se Interi”, Pioli nuk fsheh entuziazmin: U bëmë më të fortët, nuk më kujtohet humbja e fundit

Stefano Pioli është i bindur se titulli kampion në Serinë A ka qenë mëse i merituar për Milanin e tij. Tekniku i kuqezinjve, tha për “DAZN” pas triumfit se vazhdimësia e kishte bërë skuadrën e tij më të fortën e Serisë A në këtë sezon.

bandicam 2022-05-22 20-45-13-722

Lojtarët e mi janë fenomen. Jam i lumtur për ta, për mua, për stafin, për klubin dhe për tifozët që e meritojnë këtë titull kampion, jam me të vërtetë shumë i lumtur.

Ne kishim më shumë vazhdimësi se Interi, ndeshja e fundit që kemi humbur ishte ndaj Specias dhe nuk duhej ta humbnim. Skuadra nuk u dorëzua kurrë, lojtarët ishin fantastikë, si ata që kanë luajtur më shumë, edhe ata që kanë luajtur më pak. E kemi merituat titullin pasi besuam më shumë. E kemi merituar pasi jemi një skuadër e fortë dhe kam pasur në krah dy drejtues të mëdhenj si Maldini e Masara.

Unë dhe stafi jemi argëtuar shumë duke punuar me këta djem. Futbollistët e njohin mirë mënyrën tonë të lojës dhe kjo është gjëja më e bukur që mbetet nga puna jonë. Ne deshëm të përmirësonim kampionatin e vitit të kaluar dhe e dinim që nëse do ta kishim bërë, do të kishim luftuar për diçka të rëndësishme. Jemi një skuadër e fortë që ka besuar gjithmonë. Ishim kurajozë.

Unë dua të përmirësoj gjithmonë lojtarët e mi por në këtë çështje është thelbësor talenti i lojtarëve. Nëse përmirëson elementët, përmirëson të gjithë skuadrën dhe anasjelltas. Ishte një rrugëtim që na ka çuar të jemi më të fortët. Komplimente të gjithëve.

Çmimi i trajnerit të vitit? Është një meritë e djemve dhe klubit, është për ta, pa ata nuk do të ishte e mundur ajo që kemi bërë.

Këtë titull ia kushtoj babait tim, jam i bindur se kudo që të do të jetë. Do të jetë i lumtur e krenar për atë që kam bërë’, tha Pioli pas festës ë titullit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"