“Kishim lojtarë mangut”, Ndreu: Tirana me shumë cilësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 19:24


“Kishim lojtarë mangut”, Ndreu: Tirana me shumë cilësi

Kastrioti humbi me rezultatin 3-0 ndaj Tiranës. Në përfundim të ndeshjes për mikrofonat e “Super Sport”, ka folur trajneri Ramadan Ndreu.

NDREU

“Ajo që mund të them është që kishim përballë një skuadër shumë të mirë. Ata të godasin nëse gabon sepse kanë lojtarë shumë të mirë. Megjithatë e kam thënë që nuk jemi një skuadër që ka harmoni mes reparteve.”

“Kemi lojtar mangut shumë. Sot u detyruam të fusnim lojtarë, të cilët kanë luajtur shumë pak sepse kemi kontingjentin shumë të limituar. Megjithatë dua të them që ndeshjet që kemi me Skënderbeun dhe Rrogozhin, që janë ndeshje që vendosin fatin për pjesën e parë të kampionatit. “

Ndyshimi i pozicioneve në qendër të mbrojtjes?

“Jemi një skuadër që nuk kemi një qendër mbrojtës tipik. Karakaçi, Kodra dhe Hyseni janë lojtarë mesfushorë që i kemi vendosur në  role të veçanta., ku gabojnë shumë. Duke parë lojtarët që kam në dispozicion duhet të ndryshojë pozicionet, por nuk kemi çfarë bëjmë. Momentalisht jëmi një skuadër me 4-5 lojtarë të dëmtuar.”

PANORAMASPORT.AL