“Kisha shumë siklet, doja të isha në stol”, Gega: Partizani im ishte një ekip me ekuilibër, por Kukësi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 19:02

“Kisha shumë siklet, doja të isha në stol”, Gega: Partizani im ishte një ekip me ekuilibër, por Kukësi…

Skënder Gega nuk mund të rrinte në shtëpi, teksa pasi kaloi Koronavirusin, menjëherë u ul në stol te Kukësi. Trajneri shijoi sot fitoren e skuadrës së tij ndaj APolonisë, teksa për mikrofonat e “Supersport” u shpreh:Skender Gega

“E kam hedhur këtë virus pas krahëve dhe i bëj thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm për të kaluar këtë hall. Të them të drejtën, është pak ngutje që të jem këtu në stol. Por doktori më tha të vazhdoj ilaçet. Ndihem mirë. Nuk kisha dyshime të stafi, thjesht doja të isha pjesë e garës.

Unë e kisha me shumë siklet sot. I kisha paralajmëruar çunat, që do jetë një ndeshje e vështirë, ishte një ekip që ka mësuar të pësoj gola dhe do kishin hapësirat e tyre. Trepikëshi që morëm, na bën të jemi të lumtur. Jam i kënaqur me ekipin, për atë që tregoi, por nëse nuk shënon mund të pësosh.

Skuadra? Unë mendoj se Vllaznia ishte një test shumë i mirë. Nuk mendoj se nuk bëmë gabime,. Do vazhdojmë të kemi probleme. Opinioni ka një argument të drejtë. Besoj që kemi nevojë për përmirësim. Duhet të jemi më pak ofensiv. Gjithsesi është një ekip kundërshtar që ndenji në mbrojtje. Goli ty’i bën gjërat më të lehta, gjetëm golin dhe kjo na lehtësoi. Jam i lumtur që iu larguam ngërçit të ndeshjeve të para.

Prezenca sot në stol? Ne po dëgjojmë raste të shumta. Njerëz që po preken, unë e kalova. Adrenalina dhe emocioni më ndihmojnë. Në fund të fundit, si trajner unë jam i përgatitur për disfatë dhe ato që ndodhin në jetë. Unë doja që të ishte vëmendja te ekipi dhe jo te ajo që kalova. Doja që të isha unë pjesë e ekipit dhe jo ekipi pjesë e imja.

Sulmi? Te Partizani kishim ndeshje specifike, ku kundërshtarët kishin mbrojtje. Tani është një histori tjetër. Shënonim gola, por ishte një ekip që kishte ekuilibër. Ne kemi kualitetin për të bërë më mirë, është një grup me shumë kualitete, edhe në sulm kjo, e pamë në Shkodër ku mund të shënonim më shumë gola. Na duhet më shumë punë, pasi në një ndeshje nuk mund të shpërdorosh kaq shumë. Na duhej pak ditë për tu njohur dhe për tu përshtatur.”, u shpreh Gega.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"