“Kisha shumë nevojë për atë goditje”, Ronaldo reagon pas golit të parë nga goditja e dënimit me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 11:29

“Kisha shumë nevojë për atë goditje”, Ronaldo reagon pas golit të parë nga goditja e dënimit me Juventusin

Kristiano Ronaldo realizoi dje golin e parë nga goditja e dënimit me fanelën e Juventusit.
88f4d51771b8831bf6bba6e8d722b5b3
Yllit portugez i deshën plot 43 tentativa në 2 sezonet e fundit për të shënuar nga faulli dhe këtë  e realizoi dje pasdite në fitoren në derbi 4-1 ndaj Torinos.

Pas takimit, 35-vjeçari deklaroi se kishte “nevojë shumë për një gol të tillë”.

“Kisha nevojë të shënoja nga goditja e dënimit në mënyrë që të fitoja sërish besim. E dinim që do të ishte një takim i vështirë, por punuam fort. E realizuam objektivin për sot. Nuk ka rëndësi se kush i shënon golat përderisa skuadra fiton. Jemi të gjithë në formë të mirë dhe do të përpiqemi të fitojmë ndaj Milanit”, bëri me dije ylli i Juventusit.

Ronaldo ka realizuar në dy sezone me Juventusin 57 gola, ndërsa këtë edicion ka realizuar një gol më shumë se sezoni i vjetshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"