“Kisha shumë emocione para ndeshjes”, Asani tregon debutimin: Jemi krenarë për atë që bëmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 23:12

“Kisha shumë emocione para ndeshjes”, Asani tregon debutimin: Jemi krenarë për atë që bëmë

Jasir Asani ka qenë një nga risitë e këndshme të Silvinjos në radhët e Shqipërisë. Futbollisti debutoi në ndeshjen ndaj Polonisë, duke zhvilluar një lojë të mirë, pavarësisht humbjes.

bandicam 2023-03-27 23-04-52-559

“Kisha shumë emocion para ndeshjes, më kanë folur lojtarët që ta marr me qetësi se do të ishte pak e vështirë. Jemi pak të mërzitur, se pësuam një gol që me pak vëmendje mund të ishte ndryshe, futbolli është kështu. Kemi bërë një ndeshje të mirë e duhet të jemi krenarë se kishim raste për shënim, por futbolli i ka këto gjëra ndaj të vazhdojmë kështu.

Trajneri më ka folur gjatë javës, kam pasur shokë skuadre që kanë qenë lojtarë me të. Më kanë thënë që është pozitiv e trajner i madh. Ai më ka folur që të jemi me qetësi e të kontrollojmë emocionet. Jam i lumtur, sidomos kur mora ftesën, ishte një emocion i paparë.

Trajneri më tha të vazhdoj siç kam luajtur, e të bëjmë më shumë që të ndihmojmë kombëtaren për ndeshjet e radhës. Besoj se është i kënaqur, unë dhe të tjerët kemi dhënë maksimumin sot, kemi skuadër të mirë dhe luajmë futboll shumë mirë dhe duhet që rastet që vijnë të shënojmë golat e bëjmë krenar tifozët”, tha Asani për “SuperSport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"