“Kisha mbyllur gjithçka për kalimin në Spanjë”, Çinari: Nuk e lashë Vllazninë për lekë dhe famë, gjithçka e kam me drejtuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2020 | 0:03

“Kisha mbyllur gjithçka për kalimin në Spanjë”, Çinari: Nuk e lashë Vllazninë për lekë dhe famë, gjithçka e kam me drejtuesit

Erld Çinari është shprehur se shpreson që kjo ndalesë të jetë një ndihmë për Partizanin, që të kthehet në atë formën ku e meriton ky ekip.eralld cinari

Gjithashtu ai është shprehur se do të jetë e vështirë pa tifozë, teksa zbuloi edhe një paraskenë për kalimin në Kroaci. Çinari u shpreh se nuk ka asgjë me Vllazninë, por e ka me drejtuesit e këtij klubi.

“Momentalisht jam në Shkodër pranë familjes. Sigurisht që kam pasur rënie të gjendjes fizike, por edhe ajo psikologjike nuk është shumë e mirë. Kam filluar t’iu bëhem barrë prindërve, kur do ikësh më thonë. (qesh)

Gjendja në Shkodër është shumë e keqe, shtohen rastet çdo ditë. Një neglizhencë nga të gjithë që nuk qëndrojnë në shtëpi. Po më mungon çdo gjë, duke filluar nga stërvitja, ndeshjet dhe tifozët. Na mungon zhurma e njerëzve që bërtisnin në shkallët e stadiumit.

Vështirësia e ndeshjeve pa tifozë? Nuk është njësoj si të luash me tifozë apo edhe pa tifozë. Është shumë e vështirë pasi futbolli për ta luhet. Të them të drejtën do na mungojnë. Nuk kemi bërë një kampionat të mirë, ndoshta kjo ndalesë do ndikojë për mirë. Shpresoj të arrijmë atje ku duhet të jemi ne.erald cinari

Nuk e lashë Vllazninë as për lek as për famë. Unë u nisa për në Spanje te Alavesh, kisha arritur një marrëveshje me klubin, por nuk u dha leja e kalimit. Çinari nuk e ka me Vllazninë por me drejtuesit. Megjithatë jam shumë i lumtur te Partizani.”, u shpreh Çinari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"