“Kisha parakontratë me një klub zviceran, më bindi Osmani”, Taulant Seferi flet si bardheblu: Mezi po e pres derbin ndaj Partizanit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 0:00

“Kisha parakontratë me një klub zviceran, më bindi Osmani”, Taulant Seferi flet si bardheblu: Mezi po e pres derbin ndaj Partizanit…

Taulant Seferi u prezantua sot si futbollisti më i ri i Tiranës. Përpara mediave, ai tregoi prapaskenat e firmosjes me kampionët në fuqi të Shqipërisë, ndërkohë që u shpreh se mezi pret të jetë në fushë në derbin ndaj Partizanit. 

Seferi Tirana

Taulant, pse zgjodhët Tiranën?

Po ju tregoj se kisha një parakontratë me një ekip në Zvicër dhe po rrija në shtëpi. Më mori në telefon, drejtori sportiv i Tiranës, Osmani, me të cilin njihemi personalisht dhe kisha një bisedë shumë të mirë atë natë. Të nesërmen, Tirana tregoi profesionalizëm, duke dërguar ofertën, u futëm në negociata dhe besoj nuk ka qenë shumë e vështirë.

Osmani Halili Seferi

Si t’u duk ideja për të luajtur në kampionatin shqiptar?

Për një klub të madh si Tirana, me tifozeri të zjarrtë, që njihet edhe në Ballkan, e kam pritur shumë mirë. Nuk jam menduar shumë që të pranoja Tiranën, do ta ndihmoj Tiranën, por dhe ajo do të më ndihmojë mua në karrierë.

Ke patur mundësi ta ndjekësh kampionatin shqiptar? Çfarë vlerësimi ke për të?

Nuk e kam ndjekur shumë, por disa ndeshje kryesore i kam parë. Futbolli këtu ka më shumë kualitet se kampionati i Kosovës dhe Maqedonisë. Besoj se do të përshtatem shpejt. Është kampionat i mirë dhe i duhur për mua.

Çfarë pret të fitosh nga Tirana?

Pres të fitoj një eksperiencë shumë të mire dhe rezultate të mira me klubin në këto 6 muaj që do të jem në formë huazimi. Uroj të dalim të gjithë të kënaqur.

Seferi Tirana

Pas 2 javësh Tirana ka derbin me Partizanin, shpreson të jesh në fushë?

Patjetër që shpresoj të jem në fushë, mezi po e pres atë ndeshje. Nesër do dalë në stërvitje, do të jemi të fokusuar te ndeshja kundër Kastriotit. Shpresoj që ajo ndeshje do të na ecë mirë, pastaj do të mendojmë edhe për Partizanin.  Normalisht që do të je mi gatshëm”, deklaroi Taulant Seferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"