“Kisha ofertë shumë të mirë nga Turqia”, flet Hoxhaj: Ja pse qëndrova te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 17:36

“Kisha ofertë shumë të mirë nga Turqia”, flet Hoxhaj: Ja pse qëndrova te Vllaznia

Ardit Hoxhaj ka konfirmuar se ka marrë një ofertë nga Turqia të kënaqshme për t’u larguar në janar, por tha se vendosën bashkë me drejtuesit që të qëndrojë deri në fund të sezonit për të vazhduar projektin e nisur në fillim. Për “Gol pas Goli”, Hoxhaj u shpreh se Vllaznia tani mendon për titullin.

Hoxhaj

“Kartoni i kuq? Ka kaluar një javë nga ajo ndërhyrje. Tani jam më i qetë, e di që ishte e rrezikshme dhe për karton të kuq, por nuk kisha qëllim të dëmtoja kundërshtarin. Më vjen keq që nuk do jem në këtë ndeshje sot, por shpresoj të fitojmë këtë ndeshje të rëndësishme. Te ne gjëja kryesore është forca e grupit dhe ne duhet tia dalim me mungesa. Unë nuk e kam nisur titullar, por janë mbuluar mungesat. Kemi shumë lojtarë cilësorë dhe mund t’i përballojmë mungesat.

Në çdo ndeshje futemi për ta fituar, pasi ky është mentalitetit i trajnerit. Megjithatë e rëndësishme është që të mos humbim me një kundërshtar direkt dhe barazimi nuk do ishte keq.

Ofertë nga Turqia? Është e vërtetë që kam marrë një ofertë zyrtare nga Boluspor. Ishte një ofertë e mirë financiare për mua dhe klubin. Por mendova që ta çoj deri në fund këtë projekt dhe këtë më tha p[presidenti. Mund të largohesha nga Vllaznia me klauzolën që kam. Dua që projektin ta çoj deri në fund dhe kam rinovuar me klubin. Xhaferi më ka dhënë premtimin që pavarësisht se çfarë oferte të vijë unë do largohem vetëm në fund.

Projekti? Te Vllaznia tani po projektohet edhe titulli kampion. Duke parë rezultatet dhe lojën e bukur do tentojmë titullin, deri në fund. Do ishte diçka shumë e mirë për qytetin. Edhe mua më bëhet mirë të rri te Vllaznia deri ën fund dhe pse jo të vijë edhe ofertë më e mirë. Unë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam marrë as kartonë të verdhë dhe nuk e besoja për atë të kuq”, u shpreh Hoxha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"