“Kisha mllef, nuk besonin tek unë”, Mazrekaj: S’e kam pasur kurrë mendjen te golat, ju tregoj si ia dola…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 19:55

“Kisha mllef, nuk besonin tek unë”, Mazrekaj: S’e kam pasur kurrë mendjen te golat, ju tregoj si ia dola…

Mentor Mazrekaj ishte një nga tre kandidatët për fitimin e Topit të Artë 2022 për kampionatin shqiptar. 

MAZREKAJ

33-vjeçari rilindi te Laçi dhe është rikthyer të zbavitet e dhurojë spektakël, dhe po udhëheq bardhezinjtë si kapiten. Mazrekaj u zgjodh dhe në formacionin e më të mirëve të vitit 2022, mesfushori dha një prononcim në mbrëmjen gala “Më të mirët e vitit 2022”, teksa në prononcimin për “Supersport” u shpreh:

“Për mua është nder, nuk kam qenë ndonjëherë në një ambient të tillë për ndarje çmimesh, kjo është hera e parë. Është një nder që do të kem përballë dy lojtarë më të rinj (Xhixha, Skuka). Ata e fituan çmimin e tyre me transferimet, shpresoj të kenë fat në karrierë.

Rikthimi në futbollin shqiptar përpara 2.5 vitesh? Kisha një mllef brenda vetës, doja t’u tregoja të gjithëve që mundem, pasi shumë klube nuk besonin tek unë, por ia dola me vullnet e sakrificë.

Golat? Nuk jam shquar për gola, më shumë kontribuoj për ekipin asistoj dhe krijoj raste. Mendjen për gola kurrë nuk e kam patur, as atëherë as tani”, u shpreh kapiteni i Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"