“Kisha makthe! Ndjeva dhimbje, po bëhesha gati të hidhesha nga kati 26-të”, tenistja rrëfen dramën mes lotësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 10:43

“Kisha makthe! Ndjeva dhimbje, po bëhesha gati të hidhesha nga kati 26-të”, tenistja rrëfen dramën mes lotësh

Jelena Dokiç, ish-tenistja 39-vjeçare, ka rrëfyer dramën e saj në rrjetet sociale. Ish numri 4 në botë, ka pasur një jetë të ndërlikuar, fillimisht me babin ndërsa më pas me “demonë” të tjerë.

tenistja-768x388

Jelena ka zgjedhur rrjetet sociale për të rrëfyer dramën e sajë, ka dhe një datë fikse, 28 prill 2022:

“Në këtë datë, që nuk do ta harrojë kurrë në jetën time, ndodhesha në katin e 26-të të banesës. Në një moment mendova të hidhesha nga ballkoni, për t’i dhënë fund jetës.

Gjithçka ishte e errët, kisha makthe dhe dhimbje. Nuk mund ta imagjinoni dot se çfarë ndjeja në ato momente”, rrëfeu mes të tjerash ish tenistja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"