“Kisha frikë se Nejmari do shkonte te Reali”, Mesi: Është një gënjeshtër e madhe që unë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 10:11

“Kisha frikë se Nejmari do shkonte te Reali”, Mesi: Është një gënjeshtër e madhe që unë…

Lionel Mesi e nisi këtë sezon si i dëmtuar, por hap pas hapi po gjen ritmin e duhur. Argjentinasi ka folur për “RAC1”, mbi disa tema duke filluar që nga ardhja e Grizmanit dhe transferimin e mundshëm të Nejmarit.

mesi

Grizman? “Është një gënjeshtër e madhe që unë nuk kam dashur Grizmanin. Para një viti, kur flitej për blerjen e tij nga Barcelona, unë kam thënë që ai ishte një nga më të mirët dhe gjithmonë është i mirëpritur për projektin fitues që ne duam. Ai është nga më të mirët dhe unë kurrë nuk kam pasur problem me të, përkundrazi”.

Nejmar? “Gjatë merkatos së verës mendova se nuk do të vinte te ne, por do të shkonte në Madrid, të Reali. Mendova se ai donte me cdo kusht të largohej nga Parisi dhe Florentino Perez do të bënte diçka për ta marrë”.

Përshtatja e Grizman? “Nuk është e lehtë të vish të luash Barça për shkak të filozofisë dhe idesë së futbollit. Duket e lehtë, por nuk është kështu. Është diçka e vështirë duke parë filozofinë që ka klubi. Grizman është mësuar të luajë në një mënyrë shumë të ndryshme, por me siguri ai do të përshtatet shumë shpejt. Nuk dyshojmë për këtë, pasi ka cilësi të lartë dhe është inteligjent”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"