“Kisha frikë në fund”, Alban Bushi: Emocionuese me Kosovën. Fituam, por shpërdorojmë shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 21:10

“Kisha frikë në fund”, Alban Bushi: Emocionuese me Kosovën. Fituam, por shpërdorojmë shumë

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli menjëherë pas fitores 2-1 ndaj Kosovës U-21, në mikrofonin e “Rtsh Sport”.

alban bushi

Mes emocionesh, Bushi u shpreh se kjo fitore do i bëjë mirë Shpresave, që tashmë do kërkojnë të ndreqin hapin fals në grup me Andorrën, dhe do provojnë të luajnë gjithçka.

Çfarë do të thotë kjo fitore?

Është një fitore e radhës, ndaj një ekipi të fortë si Kosova. Kishim emocione, sepse jemi një komb, por jam i lumtur. Lojtarët e kanë përjetuar shumë, dhe isha në dyshim si do e përjetonin në fushë. Por, u shprehën mirë në detyrat që i kishim vënë.

Pate frikë se do barazohej shifra?

Ndeshja ka emocione, janë 3 rezultate në lojë. Ishin dy ekipe me cilësi në fushë, donin fitore edhe ata, ne donim fitoren e parë. Minutat e fundit janë emocionuese. Zoti të ndihmon kur punon shumë. U shpërblyem me fitoren.

Shpërdoroni shumë…

E rëndësishme është që të krijosh, do të thotë që prodhon lojë. Në fund, mund ta presë portieri, por edhe jashtë. E mira do ishte që të shënonim, por në fund fituam dhe këto harrohen. Ata lojtarë duhet të përmirësohen në klubet e tyre. Në 5 ditë këtu, nuk mund të bëjmë shumë stërvitje. Por, jam i gëzuar me këtë grup, sepse mendoj se ka potencial të madh edhe për të kaluar në Kombëtaren A.

Shanset për kualifikim…

Janë të vështira, sepse kemi bërë një hap fals në Andorra. Por, shpresoj ta riparojmë nga ndeshja në ndeshje. Takimi me Anglinë është i rëndësishëm. Edhe pse janë një ekip i madh, do kërkojmë fitore. Kemi 5 ndeshje, janë 15 pikë në lojë. Jemi vend i vogël, me pak futbollistë, por mendoj se kemi shumë potencial. Duke parë edhe Kombëtaren e madhe me humbjen në Stamboll. Kemi zemër të madhe, dhe kur duam, bëjmë gjëra të mëdha.

4 lojtarë nga Superiorja titullarë në fushë…

Superliga ka rritje në zhvillim e saj. Shohim ekipe të organizuara, kanë trajnerë të mirë dhe luajnë bukur. Për këtë jemi krenarë. Fundja, nesër pasnesër do e kemi bazën nga kampionati. Avash avash, po bëhen stadiume dhe fusha të reja. Duke prodhuar futboll nga kampionati shqiptar, do kemi më shumë cilësi dhe rezultate në ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"