“Kisha dëshirë të bëhesha futbollist”, Kridens Meta: E kam një peng të madh, ndeshja më e bukur që kam drejtuar është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 0:07

“Kisha dëshirë të bëhesha futbollist”, Kridens Meta: E kam një peng të madh, ndeshja më e bukur që kam drejtuar është…

Kridens Meta është një nga gjyqtarët më të mirë në Shqipëri, i cili gjithashtu ka qenë edhe shumë i kontestuar për shkak të disa vendimeve të mara.kridens meta

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Meta është shprehur se VAR-i është në të mirë të futbollit, teksa ka thënë se ndeshja më e bukur që ka drejtuar ka qenë Tirana-Partizani në “Qemal Stafa”.

“Tani kemi vetëm një orë lëvizje dhe është pak e çuditshme. VAR? Është rregullator i futbolli, për momentet kur arbitrat nuk janë të bindur. VAR është në të mirë të futbollit, por përsëri polemikat do të vazhdojnë. Mundohem që gjithmonë të bëj më të mirë, Kur nuk je në një ditë të mirë, atëherë jo gjithçka shkon ashtu si duhet.

Paragjykimet? Pozicioni është shumë i vështirë, kjo ndodh te gjithë sistemi i futbolli, jo vetëm te arbitrat, por pozicioni jonë është në atë lupën e madhe të vëzhgimit. Nuk kisha fatin të vazhdoja si futbollist, pavarësisht dëshirës sime të madhe. Tani mendoj se po bëj një karrierë të mirë si arbitër.bregu kridens meta

Pengu më i madh është që nuk u bëra asnjëherë arbitër i FIFA-s. Ndeshja më e bukur? Më e bukura ka qenë deri Tirana-Partizani në “Qemal Stafa. Ndeshja më e vështirë është Bylis-Flamurtari që është si një njollë në karrierën time për ta shmangur. ”, ku të kuqtë u kthyen nga kategoria më poshtë.”, u shpreh Meta për “Supersport’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"