“Kisha 11 luanë në fushë”, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë: E dija që do merrnim pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 12:20

“Kisha 11 luanë në fushë”, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë: E dija që do merrnim pikë

Gerald Çani e kishte paralajmëruar që Vora e tij nuk do të dilte pa pikë dhe kështu ndodhi. Ai përgëzon skuadrën për atë që dha në fushë, aq sa lojtarët i cilëson si luanë.

cani

“E prisja që të shkonte kështu. E kam sqaruar dhe herë të tjera se nuk ka diferenca të mëdha mes ekipeve. Dua të falënderoj lojtarët e mi për sakrificën, përkushtimin e shpirtin që dhanë në fushë. S’di kë të veçoj më të mirin, pasi kisha 11 luanë në fushë.

Vora

Ky ishte një trepikësh që na dha qetësi. Nuk e meritonim renditjen, pasi jemi ndëshkuar në disa ndeshje nga gjykimet. Edhe një herë e sqaroj se Vora nuk bie nga kategoria. Gjeni ndonjë ekip tjetër. Lidhur me takimin në Burrel, do të jetë e vështirë. Për ne të gjitha ndeshjet janë finale. Por, do t’i marrim me qetësi e një nga një. Edhe atje do të tentojmë të marrim fitoren. Në fund, kam një urim për ‘veteranin’ Gazmir Fuçia që mbushi 39 vjeç”, përfundoi Çani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"