Kinezët ndezin dritën jeshile, Interi ka gati 25 mln euro për mbrojtësin kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 21:38

Kinezët ndezin dritën jeshile, Interi ka gati 25 mln euro për mbrojtësin kroat

Sime Vrsaljko mbetet ende një prioritet në merkaton e Interit. Mbrojtësi i djathtë, pritet që të zërë vendin e Kanselos, i cili u shit tek Juve. Kroati bëri një paraqitje të shkëlqyer me ekipin ballkanas në Kupën e Botës, dhe tashmë problem për Interin janë shifrat e larta që duhet të paguajë për të marrë shërbimet e tij.

sime vrsaljko

Por, pas një udhëtimi të drejtorit sportiv të zikaltërve, Piero Ausilio për në Kinë, për t’u takuar me pronarët, janë aziatikët ata që kanë dhënë dritën jeshile për këtë transferim, dhe nuk kanë vënë pengesa për çmimin. Nga Italia raportohet se oferta e Interit shkon deri në 25 milionë euro për Vrsaljkon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"