Kinë-SHBA, derbi i Milanos sfidon dy superfuqi botërore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 18:46

Kinë-SHBA, derbi i Milanos sfidon dy superfuqi botërore

Dyzet kinezët e parë mbërritën në Mil ano në vitin 1926, të gjithë nga rajoni Zhejiang, me një valixhe për kokë dhe me gjerdanët me ngjyra në parakrah. Kishin krijuar llogore në Francë gjatë Luftës së Madhe dhe nuk u rikthyen më në vendin e tyre. Ka na ata që kujtojnë një kinez në fillimet e këtij shekulli që shiste: Tle glavata për një lirë (Tre kollare për një lirë”. I quanin “sypeshq”. Qëndronin shumë nëpër rrugët “Canonica” dhe “Paolo Sarpi”, ku një shekull më vonë u krijua një “Chinatown” që pret më shumë sesa 28 mijë kinezo-milanezë, të cilët bëjnë komunitetin më të madh të Italisë.

2801912

Makinat e para të armatosura amerikane me yllin e bardhë arritën në “Duomo” në mëngjesin e 29 prillit të vitit 1945. Partizanët kishin liruar qytetin. Koloneli Çarls Poleti deklaroi: “U argëtuam në Milano. Gjetëm rregull dhe disiplinë. Ishim edhe në sheshin ‘Loreto’. Jemi të lumtur që erdhët”. Pastaj në Milano u vendos “Statuja e Lirisë”. Rrezet në  kokë dhe flaka në dorë, e inspiruar pikërisht nga “Statuja e Lirisë” në Nju Jork, e Frederik Augustit në 1886.

milan inter

SUPERFUQI

Kina dhe Amerika në Milano. Për herë të parë, derbi do të jetë një përballje mes dy superfuqive. Nuk është më Morati me shallin zikaltër, nuk është më Berluskoni që tregon barsoleta me qen dhe me Interin. Nuk janë më kravatat e verdha të Galianit, por nuk është as Prisko, i cili tregon mënyrën sesi lindi Interi nga “brinjët” e Milanit: Jemi modestë nga prejardhja, jemi popullorë. Sot derbi i Milanos është një përballje mes “Suningut” dhe “Elliott”.

icardi-denied-as-inter-ac-milan-settle-for-derby-draw

Është kolosi industrial i Kinës që faturon 63 miliardë euro, kundër fondit të Nju Jorkut që menaxhon mbi 35 miliardë dollarë. Është Zhang Jindong (njeriu i 85-të më i pasur në botë me 16 miliardë dollarë), kundër Pol Singer (pasanikut të 822-të në botë me 2.8 miliardë dollarë). Nuk është më “Forza Inter” dhe “Ale Milan”, tani është: “Foza Inda” dhe “Come on Milan”. Inter-Milan është KinëSHBA, është një ndeshje që ndan botën. Është Xheki Çan kundër Rambos. Të dielën në mbrëmje, vetëm njëri do të qëndrojë në këmbë.

INTER KINEZ

Interi dhe Kina kanë një lidhje të fortë, edhe për faktin se janë skuadra e parë italiane që kanë luajtur në këtë vend në vitin 1978, dy vite pas vdekjes së Mao Ce Dunit. Në Pekin debutoi Evaristo Bekalosi, i cili sapo u transferua nga Breshja dhe u rikthye në fushë Sandro Macola, i cili e kishte lënë futbollin përpara një viti. Një barazim dhe një humbje për presidentin Fraizoli, i cili tha: Do të fitojmë ndonjë ndeshje në Kinë? Fituan në Kanton, 3-1.

Interi kinez

Lidhja vazhdon me Masimo Moratin, i cili ka një djalë që quhet Mao dhe adhuron Alvaro Rekobën, të cilin e quanin “El Chino”, pikërisht prej formës së syve. Lidhjet me orientin i ka edhe Raxha Naingolan me prejardhje nga Indonezia dhe Spaleti, i cili me dy mustaqet që i bëhen një mjekër. Interi i tij është kinez edhe për shpirtin e qëndrueshmërisë dhe për saktësinë taktike. Nuk ka individualitete, apo ndonjë talent të madh në mesfushë.

Imponon forcën e grupit dhe përqendrimin. Nuk “vdes” kurrë, ashtu siç thoshin kinezët e Milanos. Milano në gjuhën e tyre tregohet me dy simbole. Njëra është orizi (dihet lidhja e rëndësishme që kanë për të) dhe tjetra orkidea, lulja më e bukur. Është një akt dashurie për qytetin, i cili tani ia shkëmben dhuratën me një derbi.

SHTETET E BASHKUARA TË MILANIT

Quhet Shtetet e Bashkuara të Milanit edhe sepse Bonaventura dhe Kutrone pavarësisht se kanë lindur në San Severino dhe në Komo quhen Xhek dhe Patrik. Milani e kaloi verën në Amerikë dhe ka pasur dikur në skuadër një mbrojtës gjigant si Oguçi Onjevu, i cili një ditë për pak sa nuk u “ther” me Ibrahimoviçin. “Ishim afër sherrit masiv. Theva një brinjë”, tregon suedezi. “Qëndruan në tokë për 25 minuta dhe i jepnin goditje njëri-tjetrit, provova t’i ndaja dhe mora disa grushte nga të dy”, ka thënë Gatuzo. Rinos i pëlqejnë shumë amerikanët, nga Kalabro te Rexhina pastaj në Glasgou për të përfunduar në majën e botës me Milanin.

Milan

E arriti të gjithën me më shumë zemër sesa talent. Ai ishte “Rambo” kuqezi. Qëndronte në krye të shkallëve dhe bërtiste me të madhe: Adrianoooooooo! (Galiani). Në SHBA, aty ku luan Ibra, ka luajtur Kaka, ka stërvitur një skuadër Nesta, por ka blerë një ekip Maldini. Nga SHBA vjen një tifoz i madh si Kobi Brajan dhe Danilo Galinari. Por Milani është Amerikan mbi të gjitha në shpirt, me dëshirën për t’i fituar ndeshjet duke dhuruar spektakël, ashtu siç ka dashur gjithmonë Silvio Berluskoni. Hollivudiani që udhëtonte me helikopter dhe pastaj udhëtoi në të gjithë pjesët e botës. Gjithmonë larg nga socializmi. Arrigo Saki dhe Milani i tij ishin apoteoza e sistemit të yjeve amerikanë.

Yjet më shumë sesa grupi, Champions-i vlen më shumë se kampionati, sepse futbolli është një sporti i prodhuar nga televizioni ku reklamat kushtojnë gjithnjë e më shumë. Dhe mbi të gjitha sepse imazhet amerikane, kinema, ekrane, Milani me tapet të kuq dhe “Walk of Fame”: Gulit, Van Baste, Inzagi, Ibra, Baxho, Ronaldinjo, Ronaldo, Pirlo, Kaka, Higuain.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"