Kina anulon turneun, Kombëtarja U-19 u rikthehet “zboreve” në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2016 | 18:55

Kina anulon turneun, Kombëtarja U-19 u rikthehet “zboreve” në Itali

Gjatë këtij muaji, përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë do të udhëtonte drejt Kinës për të marrë pjesë në turneun miqësor “Guayang Cup”.

kombetarja-u17-470x232

Mirëpo së fundi autoritetet kineze e kanë anuluar aktivitetin ku do të merrte pjesë edhe një ekip me lojtarë nga Seria B italiane si dhe një nga rajoni i Guayangut.

Në këto kushte, Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur sërish sytë nga Italia, ku më 6 dhjetor do të organizohet një grumbullim me lojtarë U-17 dhe U-19.

Në këtë seleksionim do të ftohen edhe dy futbollistë nga ekipet zinxhir të Avelinos, ku aktualisht luan mbrojtësi Berat Gjimshiti në skuadrën e parë. Bëhet fjalë për portierin Ferat Jusufi i datëlindjes 1999 dhe mbrojtësin e majtë Genci Krivca, një vit më i ri.

Ferat Jusufi

Ferat Jusufi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"