Kimpembe: Ishte një luftë, por ne arritëm ta fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 9:42

Kimpembe: Ishte një luftë, por ne arritëm ta fitojmë

Presnel Kimpembe, kapiteni i PSG-së vlerëson shpirtin e skuadrës franceze në duelin me Bajernin. “Jemi shumë të gëzuar. Ishte një ndeshje e vështirë. Ne humbëm, por ishte një paraqitje e shkëlqyer nga skuadra.

Presnel Kimpembe

Jam shumë krenar. Pavarësisht se humbëm, është një ndjesi shumë pozitive, PSG është rritur. Klubi nuk ndalet së përmirësuari ditë pas dite, vit pas viti. E kemi marrë veten. Me Bajernin në shtëpi ishte një luftë dhe ne arritëm ta fitojmë atë. Kur rrëzohesh duhet të dish të ringrihesh”, tha mbrojtësi, i cili mban shiritin në mungesë të kolegut Markinjos.

“Për mua është shumë e rëndësishme që të kemi produkte të akademisë në fushë, kjo tregon shpirtin e kësaj skuadre. Dagba tregoi se çfarë është në gjendje që të bëjë. Do doja ta uroja, sepse ishte super i përqendruar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"