Kimish zbulon recetën: Duhet t’i joshim tifozët duke luajtur “seksi”…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 8:30

Kimish zbulon recetën: Duhet t’i joshim tifozët duke luajtur “seksi”…

Me një fitore ndaj Bjellorusisë nesër në Gladbah, në kualifikueset e “Euro 2020”, edhe Gjermania e pret biletën e Europianit, përpara sfidës së të martës në Frankfurt kundër Irlandës së Veriut. Në konferencën për shtyp përpara duelit të nesërm shfaqet Xhoshua Kimish, i cili zbulon pritshmëritë e tij nga këto dy sfida. 

Kimish

Çfarë pret Gjermania nga këto dy ndeshje?

Ne duam absolutisht t’i fitojmë që të dyja takimet. Nëse do të jemi mjaftueshëm me fat, një fitore do të mjaftojë për të siguruar kualifikimin, por ne duam 6 pikët.

Cili është roli juaj në hierarkinë e kombëtares?

Çdo lojtar duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Hierarkia ndërtohet ndeshje pas ndeshjeje. Të gjithë ata që kanë pak kohë që luajnë për ekipin e kanë ngjitur shkallën. Unë kam mbajtur shiritin e kapitenit kohët e fundit, çka ishte me të vërtetë speciale. Ndien se përgjegjësia individuale për skuadrën është më e madhe.

Keni mungesa në mbrojtje. Si do të organizoheni?

Kemi disa alternativa për të zëvendësuar mungesat në qendër të mbrojtjes. Të gjithë kanë cilësinë për të luajtur qendërmbrojtës. Do të shohim vetëm se kush është mirë fizikisht.

Si duhet t’i tërheqë sërish tifozët Gjermania?

Skuadra ka një imazh të ri. Së pari, dhe më e rëndësishmja, është se na takon neve të garantojmë që tifozët të vijnë në stadium për të na parë dhe na takon sërish neve që të luajmë futboll “seksi”. Unë personalisht mendoj se oraret e ndeshjeve janë pak vonë për familjet me fëmijë. Ne duam të luajmë futboll të bukur në vazhdimësi për t’i bërë njerëzit që vendosin të qëndrojnë në shtëpi të pendohen për vendimin e tyre.

Cila është atmosfera në skuadër? 

Ne kemi përgjegjësi për të krijuar atmosferën tonë. Nuk kam përshtypjen se ka probleme në skuadër. Sigurisht që ka lojtarë me të cilët ti shkon më mirë sesa me disa të tjerë, por kështu ndodh në çdo vend pune.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"