Kimish udhëzon merkaton e Bajernit: Dua talentin e Leverkusenit, po ta planifikoja unë..

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 22:05

Kimish udhëzon merkaton e Bajernit: Dua talentin e Leverkusenit, po ta planifikoja unë..

Gjermanët zhvilluan një nga ndeshjet më të mira me Rusinë në miqësoren e ditës së enjte. Kjo ishte ndoshta ndeshja më e mirë pas Botërorit zhgënjyes. Kjo sfidë tregoi edhe njëherë potencialin fitues që mund të ketë kjo skuadër në të ardhmen. Një sinjal pozitiv, ashtu siç Lëv e kishte parashikuar disa ditë më parë në deklaratën për shtyp. Ndërkohë, Joshua Kimish ishte shumë i befasuar nga talenti gjerman, Kai Havertz, që zhvilloi një ndeshje për t’u admiruar ndaj rusëve. Një ditë pas ndeshjes, Kimish nuk i kurseu elozhet në drejtim të lojtarit që sipas tij do të ishte ideal për skuadrën e Bajernit. 19- vjeçari që luan për Leverkusenin tani ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, të cilët janë hedhur në sulm për të bërë të vetin lojtarin.

kai harvets

“Nuk kam mundësi ta blej Havertzin, ai është një lojtar që do të na bënte shumë punë. Ai ishte lojtari më i mirë në ndeshjen ndaj rusëve”, u shpreh Kimish. Uli Hënes tani është i paralajmëruar për merkaton e verës. Presidenti bavarez ka premtuar një merkato të bazuar në lojtarët vendës dhe Havertz është ideali. Dyshja Roben-Riberi tani i ka ditët e numëruara në Mynih pas trazirave të javëve të fundit.

BARCELONA DHE ARSENALI, TË INTERESUAR

Nuk është vetëm Bajerni kandidat për të nënshkruar me talentin gjerman. Sipas “Mirrorit”, Arsenali ka lojtarin në listën e tij të merkatos. Leverkuseni nuk planifikon ta mbajë lojtarin, duke parë dhe skuadrat që interesohen për të. Por, nëse Barcelona dhe Arsenali duan të marrin shërbimet e talentit 19-vjeçar, me shumë mundësi duhet të derdhin shumë para në arkat e klubit gjerman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"