Kimish tremb Bajernin, mëson spanjishten me himnin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 11:46

Kimish tremb Bajernin, mëson spanjishten me himnin e Realit

Anësori i skuadrës së kampionëve gjermanë, Xhoshua Kimish, ka nisur leksionet e gjuhës spanjolle së bashku me një mësues privat. Mirëpo, një ndihmesë e madhe për të gjatë kohës që mëson gjuhën spanjolle është edhe himni i kampionëve të Europës, Realit të Madridit. Lidhur me këtë çështje, Kimish ka thënë:

Kimish

“Fakti që merresha me stërvitje gjatë të gjithë ditës dhe më pas kthehesha në shtëpi, ka qenë paksa e tepruar sipas mamasë sime. Ndaj ajo më sugjeroi të mësoja një gjuhë të re, atë spanjollen për faktin se kemi shumë lojtarë nga Spanja në skuadër. Teksa jam duke mësuar spanjisht, himni i Realit të Madridit më ndihmon për të përmirësuar efektet e të mësuarit”.

Kimish2

Kimish ka folur edhe mbi pozicionin e tij të preferuar në fushë duke thënë: “Nëse do të kisha mundësi zgjedhjeje, do të luaja në mesfushën qendrore, aty ku ndihem më mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"