Kimish, presion Çelsit: Të kualifikohemi që në Londër. Duam finalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 12:08

Bota Bundesliga Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Kimish, presion Çelsit: Të kualifikohemi që në Londër. Duam finalen

Zhoshua Kimish ishte lojtari që u përzgjodh nga skuadra e Bajernit për të marrë pjesë karshi trajnerit Hansi Flik. Mesfushori gjerman u shpreh se skuadra e tij do të kërkojë kualifikimin që në Londër. “Do të jetë pa dyshim një sfidë interesante. Mezi e kemi pritur këtë ditë. Champions-i është një trofe të cilin e kemi ëndërruar prej kohësh. Duhet të marrim frenat e lojës në dorë dhe të jemi ne ata që të diktojmë lojën. Shpresoj që edhe fati të jetë në anën tonë, pasi në ndeshje të tilla ai luan një rol të rëndësishëm”, tha Kimish.

1

 

 

Kundërshtari- “Ata kanë një skuadër të miksuar me të rinj dhe ata me më shumë eksperiencë. Lampard është një trajner që ka luajtur shumë vite në Londër dhe që e njeh shumë mirë ambientin. Edhe pse sezoni i tyre ka pasur shumë ulje-ngritje, në ndeshje të tilla shumë pak rëndësi kanë. Por ne nuk i trembemi askujt”.

Kimish

Finalja e 2012-ës – “Nuk është folur fare për atë ndeshje. Djemtë që kanë qenë atëherë e kanë fituar Champions-in më vonë. Ne do të mundohemi që këtë herë të ketë një fund më të mirë”.

Krahasimi me Totenhemin- “Jemi duke luajtur ndryshe që nga koha kur u ndeshëm me Totenhemin. Edhe pse rezultati ishte shumë i thellë, mendoj se këtë herë nuk do të jetë ashtu, pasi kjo ndeshje ka të tjera vështirësi. Vijmë nga një kampionat i ndryshëm nga ai anglez. Premier Liga ka dominuar prej vitesh Europën dhe për këtë duam që t’i ndryshojmë gjërat. Skuadrat gjermane kanë bërë një paraqitje të mirë në javën e kaluar në Champions. Dortmund dhe Lajpcig kanë mundur dy skuadrat më me emër në Europë. Shpresoj që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë nesër (sot) ndaj Çelsit”.

Presioni – “Kam vite që luaj me Bajernin dhe pse jam ende 24 vjeç. Presioni është diçka normale për ne, pasi pritshmëritë janë të mëdha. Këtu çdo sezon nis me objektiva të qartë, ndaj çdo lojtar e di se çfarë e pret në Mynih. Të fitosh është detyrim”.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com