Kimish i sinqertë: Nuk e kisha menduar se do të zëvendësoja Lahmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2018 | 14:51

Kimish i sinqertë: Nuk e kisha menduar se do të zëvendësoja Lahmin

Mbrojtësi i talentuar i skuadrës së Bajernit, që luan në krahun e djathtë, ka rrëfyer aventurën e tij në Mynih për këtë sezon. Kimish është ndër lojtarët më të mirë të bavarezëve. “Jam shumë i befasuar me veten. Nuk kisha menduar se do të shënoja kaq shumë, edhe pse nuk është detyra ime”. Kimish ka shënuar 7 gola në 78 ndeshje me Bajernin që nga viti 2015.

Lahm Bajern

Ai u konsiderua si zëvendësuesi më ideal pas largimit të Lahmit. “Nuk kam luajtur me mendjen që mund të zëvendësoja Filipin. Pasi nuk isha i mendimit që mund t’ia dilja ta bëja diçka të tillë. Ai ka qenë një lojtarë shumë i rëndësishëm për klubin, e ka nderuar fanellën me paraqitjet e mira që ka zhvilluar”.

Kimish

Ish-lojtari ka qenë kapiten te Bajerni dhe te kombëtarja, një detyrë shumë e vështirë për një 22-vjeçar të jetë një zëvendësues i denjë për një mbrojtës të tillë. “Për mua ka qenë e rëndësishme të bëja rrugën time. Të fokusohesha te forca ime dhe jo të isha kopja e dikujt tjetër”. Kimish është shumë i kënaqur me sezonin aktual, fitimi i kampionatit dhe arritja në finalen e Kupës tregoi forcën e madhe që ka Bajerni. “Në fillim të sezonit nuk bëmë ndeshje të mira duke lënë shumë pikë. Pas ardhjes së Hejnkesit, gjërat ndryshuan dhe skuadra luante më e bashkuar. Pas kampionatit kërkojmë të fitojmë edhe Kupën ndaj Frankfurtit. Do të ishte një mbyllje e mirë e sezonit”, përfundoi mbrojtësi i talentuar që luan për kampionët e Gjermanisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"