“Killeri” Higuain: Bashkë me Interin vramë edhe kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2018 | 18:23

“Killeri” Higuain: Bashkë me Interin vramë edhe kampionatin

Me Juven e rikthy er në stërvitje, rikthehen të flasin edhe protagonistët bardhezinj. Pa dyshim një prej tyre është edhe Gonzalo Higuain, i cili të shtunën e kaluar me golin e tij i dha një shtysë të madhe “Zonjës” drejt titullit. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë argjentinasi, i cili në një deklaratë për televizionin e klubit tha: “Ishte thelbësore që të fitonim ndaj Interit. Në minutat e fundit e kuptuam se mund të humbnim terren në luftën për titull. Tri pikët dhe mënyra se si erdhën ishin një grusht i rëndë për çështjen e titullit”.

higuainn

Duke komentuar golin e tij, argjentinasi kujton se si e kishte ndierë që do shënonte: “Pasimi vendimtar? E ndieja që topi do të vinte te unë sepse kur ke besim në vetvete mund edhe të imagjinosh atë që do të ndodhë. Në të tilla momente, më shumë se sa forca fizike ndikon gjendja psikologjike dhe besimi te vetja dhe shokët. Pas një ndeshjeje të tillë jemi akoma më të bindur në mundësitë tona për të përfunduar sa më pozitivisht sezonin. Duhet të fitojmë ndeshjet e mbetura, pasi vetëm kështu mund të mbyllim sezonin me dy trofe”.

Këmbët e lodhura pas shumë ndeshjesh dhe freskia që nuk është më ajo e fillim sezonit. Higuain është ekspert i përgatitjeve të takimeve të tilla, teksa për “Juventus Chanel”, shpjegoi: “Dihet që ndeshjet nuk janë kurrë një- soj. Pesha e sfidave në kampionat nuk është ajo e fillimsezonit. Ajo që nuk ndryshon është impenjimi, duhet gjithmonë të japësh maksimumin për të marrë tri pikët”. Të shtunën është Bolonja, pastaj Milani në Kupë, por Higuain nuk i druhet këtyre dueleve, duke sqaruar: “Ndaj Bolonjës do të kemi përkrahjen e tifozëve, të cilët do të ndjekin edhe në Romë për finalen. Me përkrahjen e tyre, mund t’ia dalim”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"