Kilië Mbape, ja 5 arsyet pse francezi do luajë te Reali i Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 19:45

Kilië Mbape, ja 5 arsyet pse francezi do luajë te Reali i Madridit

Kilië Mbape dëshiron që të transferohet te Reali i Madridit dhe kurrë nuk e ka fshehur këtë gjë. Sulmuesi francez po ëndërron kalimin në “Bernabeu” për sezonin e ardhshëm dhe këto janë 5 arsyet.

Mbape

ADMIRIMI PËR ZIDAN- Që kur ishte fëmijë, i vogli Kilië e shihte me admirim figurën e Zinedin Zidanit. Mbape erdhi në jetë vetëm 5 muaj pasi Franca kishte fituar Botërorin e vitit 1998, ku mposhti në finale Brazilin e Ronaldos me rezultatin 3-0. Zidan pikërisht shënoi 3 gola. I ati i fliste gjithmonë për idhullin marsejez.

CHAMPIONS-i- Në Lisbonë i shkoi shumë pranë, por kundër Bajernit sërish nuk ia doli. Mbape nuk dëshiron të presë gjatë dhe e di mirë që Reali i Madridit është “mbreti” i kompeticionit. Dëshiron që të kurorëzohet kampion i Europës dhe më mirë sesa në Madrid nuk do të gjejë ambient.

mbape

“TOPI I ARTË”- Dhe nëse fiton Ligën e Kampioneve, ka më shumë mundësi për të fituar “Topin e Artë”. Dështimet europiane me PSG-në e kanë penguar Mbapenë që të triumfojë në trofeun individual për lojtarët. Te Reali kanë fituar “Topin e Artë” lojtarë si Zidan, Ronaldo, Figo, Ronaldo dhe Modriç. Kilië beson që në Madrid do të ketë më shumë impakt futbollistik dhe mediatik.

STADIUMI I RI- Mbape e njeh mjaft mirë reformën ambicioze që ka klubi spanjoll me stadiumin. Në vitin 2022 “Santiago Bernabeu” do të jetë një stadium modern dhe spektakolar. Ai i ka thënë agjentit të tij që dëshiron patjetër të luajë në këtë stadium sepse e motivon shumë dhe ka dëshirë për të bërë gjëra të mëdha. Dhe nëse gjërat shkojnë mirë, shkallët e atij stadiumi do të mbushen plot për të parë nga afër yllin e ri të futbollit botëror.

mBAPE

SI NË SHTËPI- Përveç prezencës së patriotit të tij, Zidan dhe bashkëpunëtorëve në stafin teknik, Mbape e di mirë që kalimi në Madrid do të ishte si në shtëpinë e tij sepse do të kishte francezë të tjerë si Varan, Benzema dhe Mendi. Por këtij grupi mund t’i bashkoheshin edhe francezë të tjerë si Kamavinga apo Upamekano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"