“Kilian Mbape a je gati”?/ Ylli i Sitit i lëshon sfidë futbollistit francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 23:40

“Kilian Mbape a je gati”?/ Ylli i Sitit i lëshon sfidë futbollistit francez

Mançestër Siti, siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me PSG-në, që arriti të eliminonte kampionët e Bajernit.

sITI

Pas kualifikimit mbrëmjen e sotme, talenti i skuadrës angleze, Fill Foden, nuk nguroi të “kërcënonte” yllin e PSG-së, Kilian Mbape. Foden, i cili ishte dhe autori i golit të dytë në triumfin 1-2 ndaj Dortmundit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, postoi një foto në rrjetin social “Twitter”, duke bërë tagg Mbapenë, me mbishkrimin, “Kylian, a je gati”.


Një sfidë kjo e lëshuar nga anglezi, i cili ashtu si Mbape, po kalon një moment të jashtëzakonshëm në karrierë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"