“Kielini për ministër, Dibala i mbivlerësuar”, kryeministri Rama: Finalja e Tiranës si pagëzimi i fëmijës së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 14:52

“Kielini për ministër, Dibala i mbivlerësuar”, kryeministri Rama: Finalja e Tiranës si pagëzimi i fëmijës së parë

Kryemisnistri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në lidhje me finalen e Ligës së Konferencës që do të zhvillohet në Tiranë dhe pritshmëritë ndaj saj në një intervistë për të përditshmen italiane “Tuttosport”.

edi rama

Rama ka theksuar përmirësimet në fushën sportive të vendit gjatë viteve të fundit që çuan Shqipërinë në organizimin e një finaleje europiane, si një tifoz i Juventusit ai gjithashtu u ndal të komentonte disa nga situatat e momentit në klubin bardhezi, ku e cilësoi Paolo Dibalën që pritet të largohet nga “Zonja” si një lojtar të mbivlerësuar.

Mirëdita T. Kryeminister, sa e rëndësishme është për Shqipërinë që të presë për herë të parë një finale?
Është si populli thote: Një familje në ditën e pagëzimit të fëmijës së parë. Është hera e parë që Shqipëria pret një finale europiane. Diçka që disa vite me parë do të ishte totalisht e pakonceptueshme. Në të shkuarën Kombëtarja jonë duhet të emigronte jashtë për të luajtur ndeshjet e rëndësishme në shtëpi sepse nuk kishim një stadium që i përmbushte standardet e UEFA-s. Tani kemi një nga impiantet më të bukur në Europë, kjo falë edhe gjeniut Marko Kazamonti. Sërish një arkitekt italian, siç ishte edhe Zherard Bosio, që përpara luftës projektoi stadiumin e vjetër, me një tribune të bukur, i futur tani në trupin e ri të stadiumit dhe i mbetet trashëgimisë kulturore.

Në hollande dhe Itali ka shume kerkesa per bileta per ne stadium, i cili mban vetem 20 mije spektatore. Jeni të shqetësuar per gjithe ata tifoze qe do te vijne?
I shqetësuar jo. Po sigurisht që është një imazh për ne edhe në këtë sens. Normalisht të gjithë ata që vijnë njëherë në Shqipëri ikin me dëshirën për tu rikthyer. Gjejnë këtu një vend tjetër nga ai që presin. Një shtet i bukur dhe i pastër, me plazhe fantastikë, shumë lumenj, gjelbërim, male dhe vende për tu vizituar. Por mbi të gjitha shumë ngrohtësi njerëzore. Mund të them me nga aspekti i mikpritjes jemi nje ekip që do të luftonte në Champions League. Është një thenie shqiptare prej shekujsh: Shtëpia e shqiptarit është e hapur për Zotin dhe për miqtë. Ka vlerë edhe sot.

Një nga skuadrat finaliste është edhe Roma, jeni i kënaqur?
Shumë i kënaqur, sepse që i vogël kam bërë tifo për skuadrat italiane dhe Italinë në gjithë llojet e sporteve. Pastaj Roma është bërë speciale nga Zhoze Murinjo që më përpara më ka bërë të tradhëtoj disi edhe Juven, kur ka ardhur për herë të parë në Itali. Do të jem nl stadium me një romanist të flaktë, mik i shqiptarëve, Masimo Dalema. Duhet të zëvendësoj edhe një tjetër verdhekuq, kryeministrin Dragi. Mario nuk mund të vinte në Tiranë dhe më ka shkruajtur të mbështes Romën edhe për të.

E keni njohur Murinjon si person më përpara? Po mendoni ti bëni një dhuratë tipike shqiptare kur të vijë në Tiranë?
Shpresoj që ta takoj, por për dhuratën nuk preferoj të flas që tani. Ccfarë dhuratë mund të ishte nëse do të hapej Tuttosport në faqe të parë me mua dhe Murinjon?

E shikon Murinjon si kryeministër të Portugalisë apo të futet në politike?
Përse një si ai do të zbriste në një fushë si ajo e politikës, ku duhet të merret çdo ditë të shenjtë me miliona fërshëllima si ato që vijnë për VAR-in. Si rasti i Firences ku u nxeh me shumë të drejtë.

Mund të vijë edhe Toti në Tiranë, do ta ftonit për ta ndjekur ndeshjen bashkë me ju?
Toti është mbreti i Romës, ndërsa unë jam vetëm kryeministri i Shqipërisë.

Kush është lojtari juaj i Romës, Zaniolo apo Abraham?
Populli i Olimpikos. E pabesueshme sesi njerzit e ndjekin Murinjon. Besoj fortësisht se lojtarët nëse e ndjekin atë dhe tifozët në shkallët e stadiumit, nëse e bën edhe presidenca amerikane atëhere Mou mund të shkruajë historinë e Romës. Njësoj si ajo që
ka bërë Jyrgen Klop te Liverpuli.
Ju jeni tifoz i Juventusit, do të të pëlqente që Zaniolo të fitonte trofeun në Tiranë dhe pastaj të vishej bardhezi?
Zaniolo mbi të gjitha është një “lule” që duhet rritur me kujdes. Duhet të kuptosh dhe të jesh i sigurt për rritjen e tij. Duhet te evitohen gabimet si ai i Kutinjos, që la Liverpulin dhe mund të ishtë monument i të kuqve dhe që shkoi përfundoi në një statujë të vogël në Barcelonë.

Është i komplikuar rasti i Di Marias apo i një goditje tjetër në merkato?
Problemi i Juventusit nuk është ai i blerjeve, sesa shpirti i garës që i ngriti Konte dhe e vazhdoi Alegri dhe fitoi ato tituj në vitet e fundit. Duhet ta rigjejnë atë shpirt.

Jeni pro apo kundër Alegrit?
Duhet të jem unë kundër Alegrit? Është një i madh por rikthimet janë gjithmonë të vështira.

Ju erdhi keq për lamtumirën e Dibalës dhe tema e transferimit te Inter?
Nuk ka arritur të jetë ai që të mendonin të tjerët, që ai mund të jetë. Ndoshta kanë të drejtë ata që thonë se Dibala është i mbivlerësuar.

Të dielën do të pensionohet edhe kapiteni Kielini, i cili ka dy diploma në ekonomi, ku e shikoni të ardhmen e tij?
Nëse do të isha unë në vendin e Dragit do ta bëja ministër të rinisë, për t’i dhënë një karikim brezave të ardhshëm në mbrojten e vlerave të përgjithshme. Për t’i bërë ata që ta kuptojnë se verat e atdheut mbrohen duke djersitur dhe duke dhënë më të mirën në punën e tyre.

Vlahoviç, De Ligt apo Kieza, cili është i “përkëdheluri jot”?
Kieza, unë jam gjithmonë për italianët.

Do të pëlqente që Juventusi të luante një ndeshje në Tiranë?
Do të ishte perfekte në një turne veror mes skuadrave italiane. Të gjithë do të linim pushimet për të shkuar në stadium.

E ke menduar që të luhet në Shqipëri ndonjë ndeshje e kampionatit italian?
Do të jetë bukur sepse Shqipëria është një kopësht i Italisë, një vend i bukur me diell që luhet futboll. E pse jo, për ta organizuar në një vend ku mbushesh me oksigjen.
Do të jetë bukur një shqiptar te kjo Juve. Gjithashtu është më e lehtë të imagjinosh njl event më të madh se nje finale europiane ne Tiranë, që tani është realitet.

Një lojtar të Kombëtares që do i sugjeronit Juventusit?
Nuk do të bëj gabimin që të hyj në fushën e “vëllait tim” agjentit Fali Ramadani se pastaj do të inatosej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"