Kielini i shtang të gjithë: E ardhmja? S’e di nëse do jem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 16:18

Kielini i shtang të gjithë: E ardhmja? S’e di nëse do jem

Sipas “Sky Sport”, numri i lojtarëve të tërhequr nga kombëtarja është katër: Bufon, Barzalji, De Rosi dhe Kielini. Ky i fundit i ka shtangur të gjithë me vendimin e tij.

Kielini

“Kemi shumë djem të rinj që mund ta përmirësojnë këtë situatë dhe të gjejnë forcën për t’u ringritur. Shpresojmë që kjo dashuri të mos i mungojë kurrë kombëtares. Sipas meje, Italia do t’ia rinisë nga Verrati dhe djemtë e tjerë të datëlindjes ’90.

Për Kielinin nuk e di. Jam i bindur që nga ky moment deri në Europian do të hapet një cikël i ri. Të gjithë na duhet të rimendohemi gjatë dhe të analizojmë çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar mbrojtësi i Juventusit, Xhorxho Kielini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"