Kielini bën deklaratën shokuese: Vjedhja e vërtetë ishte vjet, Reali nuk lejoi Ronaldon që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 17:27

Kielini bën deklaratën shokuese: Vjedhja e vërtetë ishte vjet, Reali nuk lejoi Ronaldon që të…

Teksa Leo Mesi festonte Topin e tij të Artë të gjashtë në karrierë, ishte mbrojtësi i Juves, Xhorxhio Kielini që kujdesej të sulmonte çmimin e dhënë nga “France Football”, duke i dalë në mbrojtje portugezit.

kielini ronaldo

Kielini u shpreh se vjedhja e vërtetë ndaj Rondaldos kishte ndodhur 12 muaj më parë, kur sipas tij Reali i Madridit kishte influencuar që Ronaldo të mos fitonte. “Topi i Artë për Mesin këtë vit qëndron, por vjedhja e vërtetë ishte vitin e kaluar. Reali i Madridit vendosi që të mos e linte Ronaldon të festonte, dhe çmimin e mori Modriç. Është e çuditshme, sepse sipas logjikës këtë vit, në 2018 Grizman, Pogba apo Mbape kishin fituar Botërorin me Francën, dhe duhej ta fitonte një nga ata. Reali nuk donte që ta fitonte Ronaldo vjet, sepse nuk ishte më lojtari i tyre” – deklaroi Kielini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"