Kiakhs dhe Roumpoulakou, kur futbollistët shqiptarë preferojnë që t’i kenë emrat grekë… (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2017 | 22:22

Kiakhs dhe Roumpoulakou, kur futbollistët shqiptarë preferojnë që t’i kenë emrat grekë… (FOTO)

E njihni Lampis Kiakhs? Po Simos Roumpoulakou? Këta janë emrat që përdorin në faqet zyrtare të tyre në “Facebook” dy mbrojtësit shqiptarë, që në të kaluarën kanë luajtur në Greqi. Për shumë njerëz kjo krijon habi, pasi ndryshe është prezantimi i tyre me skuadrat në kampionatin shqiptar.

qaqi

Faksimile e profilit të mbrojtësit të Laçit, Harrallamb Qaqi në “Facebook”

Harrallamb Qaqi është një 23-vjeçar që sezonin e fundit luajti te Laçi, duke bërë një paraqitje mbresëlënëse dhe për më tepër mbajti shiritin e kapitenit. Qaqi ose Kiakhs siç prezantohet lojtari në “Facebook” ka një të kaluar në Greqi dhe Itali.

rrumbullaku

Faksimile e profilit të mbrojtësit të Kukësit, Simon Rrumbullaku në “Facebook”

Nga ana tjetër, Simon Rrumbullaku është mbrojtësi i majtë i Kukësit, që u bë pjesë e kampionatit shqiptar në janar të këtij viti. 25-vjeçari ka lindur në Gjirokastër dhe vetëm 3 vjeç është larguar nga qyteti i gurtë për të kaluar fëmijërinë në Greqi. Rrumbullaku është pajisur edhe me pasaportë greke, por njëkohësisht ka edhe atë shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"