Khabib nuk tërhiqet: Le të më dënojnë edhe 10 vjet, unë nuk shkoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 20:55

Khabib nuk tërhiqet: Le të më dënojnë edhe 10 vjet, unë nuk shkoj…

Khabib Nurmagomendov dhe Konor Mek Gregor vazhdojnë të jenë të pezulluar për një kohë të pacaktuar nga Komision i Sportit në Nevada, pas incidentit që ata shkaktuan në duelin e UFC 229.

Mayweather-vs-Khabib-Nurmagomedov-1035267

Pas përfundimit të këtij dueli të dy luftëtarët filluan të përlesheshin me skuadrën e kundërshtarit dhe kjo ishte diçka e paprecedentë. Komisioni ka shtyrë tashmë edhe marrjen e vendimit për të bërë një ballafaqim me të dy sportistët. Por duket se Khabib nuk ka ndërmend që të shkojë për ballafaqim.

434204_TS_03-11-18_2679456521_

“Më 10 dhjetor ata do të mblidhen sërish dhe do të më kërkojnë, por unë nuk do të shkoj. Unë mbrojta familjen, fenë dhe vendin tim. Nëse ata dëshirojnë të më ndëshkojnë le ta bëjnë. Le t’i marrin të gjitha paratë që kam fituar dhe të më dënojnë edhe 10 vjet. Nuk ka asnjë rëndësi për mua. Unë jam i pafajshëm. E nisa dhe e mbylla duelin si burrë, unë e fitova duelin brenda rregullave të lojës. Pas duelit unë i tregova MekGregor atë që ai kishte bërë për disa muaj me radhë para sfidës”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"