KF Tirona dhe Bold kalojnë në fazën finale të turneut “Neymar Jr’s Five Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 10:09

KF Tirona dhe Bold kalojnë në fazën finale të turneut “Neymar Jr’s Five Albania”

Turneu prestigjioz “Neymar Jr’s Five Albania” ka mbajtur të mërkurën edhe etapën e tretë të kryeqytetit. Si gjithmonë te qendra sportive “Tirana United” janë paraqitur skuadrat pjesëmarrëse të radhës, të cilat kanë sjellë shumë emocione dhe spektakël, në një turne që vazhdon çdo ditë e më shumë të dhurojë të papritura dhe për më tepër garë të hapur.

red bukk

Gjashtë skuadrat pjesëmarrëse të ditës së mërkurë janë ndarë në tri çifte me njëra-tjetrën nëpërmjet shortit të hedhur dhe dueli i parë ka qenë ai mes KF Tironës dhe ekipit Rosonero. Skuadra që mban dhe emrin e ekipit të futbollit të kryeqytetit ia doli që të fitojë bindshëm me rezultatin e thellë 5-0. Më pas në fushë zbritën ekipet e NCP dhe Bold, ndeshje që ishte shumë e ekuilibruar dhe pati rivalitet deri në sekondat e fundit. Në fund Bold ia doli që të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0, rezultat i cili është dhe i pari minimal i këtij turneu deri tani. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit, Charls Bistro ia doli të marrë një fitore 3-0 ndaj Shebenikut, duke siguruar kalimin për në fazën tjetër.

Tri skuadrat e kualifikuara, KF Tirona, Bold dhe Charls Bistro më pas u sfiduan me njëra-tjetrën në një triangolare për të përcaktuar dy ekipet që do të kishin të drejtën për të garuar në fazën finale të turneut. Në takimin e parë KF Tirona ia doli që të mundë me rezultatin 3-0 Charls Bistron dhe sipas rregullores skuadra humbëse do të luante sërish ndeshjen e radhës këtë herë ndaj Bold, të cilën edhe atë e humbën por me rezultatin 4-2. Duke qenë se Charls Bistro i humbi të dyja ndeshjet, nuk ishte më e nevojshme që të zhvillohej sfida e tretë mes Bold dhe KF Tironës pasi të dyja skuadrat fituan të drejtën për të kaluar në fazën finale të turneut “Neymar Jr’s Five Albania”. Kjo ishte vetëm etapa e tretë e turneut “Neymar Jr’s Five Albania”, teksa pesë etapat e Tiranës do të mbyllen ditën e premte për të përcaktuar ekipet finaliste të Tiranës, ndërsa më pas në 23 qershor do të jetë etapa e Korçës dhe në 25 qershor në Vlorë, për të kulmuar më pas me finalen e madhe në datën 9 korrik, kur do të mësojmë dhe skuadrën fituese të këtij turneu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"