Kevitani mendon për finalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2015 | 17:20

Kevitani mendon për finalen

skuadra e FC Kevitanit pas fitores me BulqizenKa startuar dje edhe java e fundit e kampionatit për Kategorinë e Tretë. Ndërsa në Grupin A është përcaktuar gjithçka, ku FC Kevitan ngjitet në të Dytën dhe pret e qetë finalen, në Grupin B, mbetet ende enigmë se kush do të jetë skuadra kryesuese e grupit.

Kjo pasi kryesuesja gjatë gjithë kampionatit në këtë grup, Tirana Internacional, mbetet e kërcënuar nga rivalja më e afërt, Rubiku, e cila e ka paditur në Komisionin e Disiplinës, por edhe në gjykatë, ndeshjen direkte ndërmjet tyre, për shkak të aktivizimit të një lojtari të pafederuar sipas tyre në ekipin e Tirana Internacional. Kështu që mbetet për t’u parë.

Ndeshjet

Në dy ndeshjet e luajtura dje janë shënuar 10 gola, ku të bie në sy, triumfi i skuadrës së FC Kevitanit 9-0 ndaj Agimit, edhe pse për të kishte marrë fund gjithçka. Një ndeshje pa histori, e cila vetëm në pjesën e parë pati një rezistencë të ekipit të Agimit, kur Kevitani në saj të një 11-metërshi realizon me anë të Mziut, ndërsa në fraksionin e dytë Agimi shpërfytyrohet dhe vijnë me radhë tripleta e Mziut, pokeri i Azizit dhe dopieta e Farrukut, duke vulosur kështu 9-0. Kështu skuadra e FC Kevitan tashmë po pret e qetë finalen e fitimit të trofeut.

Takimi më i rëndësishëm ka qenë ai ndërmjet Bulqizës dhe ekipit të Shqiponjave. Ekipi, i drejtuar nga Çekiçi, ka triumfuar 1-0 ndaj Eagles. Ka mjaftuar një gol në minutën e dytë me anë të Andi Likajt, që bulqizakët të merrnin tri pikët, duke u ngjitur në vend të dytë. Bulqiza ka krijuar një mori rastesh, por lojtarët nuk kanë mundur të shënojnë më shumë se një gol.

BULQIZA-EAGLES FC 1-0
GOLI: Likaj 2′
BULQIZA: Mema, Kamshi, Uka,Pepa, Xhixha, Adili (Rrushi 46′),Dajti, Likaj (Popi 77′), Molla,Halili, Rama (Bala 46′).
Trajner: Hakik Çekiçi
EAGLES FC: Dibra, Rebi, Kuqi,Kuçi, Dumi, Velija (Haxhiu 68′),Neziri, Demaj, Bardhi (Vladi 66′),Hoxha, Luzi (Miti 63′). Trajner:
Denis Picoka
GJYQTARË: S.Bebja, F.Shkëmbi,D.Shkëmbi (Tiranë);
DELEGAT: Argid Sheme (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Halili 53′ /Kuqi 43′, Haxhiu 63′, Dumi 63′,Dibra 72′, Kuçi 79′
KARTON I KUQ: Hoxha 60`

SS AGIMI-FC KEVITAN 0-9
GOLAT: Mziu 22′ (11-m), 60′, 71′,Azizi 55′, 69′, 70′, 75′, Farruku73′, 78′
SS AGIMI: Çela, Hastoçi, Gj.Kola,Marku, Cacurri, Muja (Kurti 62′),Haxhiu, Rema, Hoxha, A. Kola,Kodra.
Trajner: Anton Bashaj
FC Kevitan: Malaj, Mziu, Hyseni,Azizi, Vlashi, Gjikolaj, Islami,Meta, Shehu, Marku, Mila.
Trajner: Mark Vataj
GJYQTARË: R.Dobruna,F.Shkëmbi, D.Shkëmbi (Tiranë);
DELEGAT: Genci Xhafa (Kamzë)

Përgatiti: Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"