Kevitani “hap shampanjën”, Rubiku bën presion
SS AGIMI – BULQIZA 1-6 GOLAT: Qatromi 65′ / Likaj 15′, 20′, 87′, 90′, Dajti 22′, Domi 62′ SS AGIMI: Çela, Muja, Qatromi, Kurti (Kodra 77′), Arifi (Kune 46′), Rema, Cacuri, Hastoçi, Hoxha (Kola 68′), Allushi, Dylja. Trajner: Anton Bashaj. BULQIZA: Mema, Pepa, Uka, Kamshi, Bala, Likaj, Dajti, Xhixha (Domi 46′), Rrushi, Lila (Adili 77′), Molla. Trajner: Hakik Çekiçi GJYQTARË: R.Dobruna, F.Shkëmbi, A.Bixhi (Tiranë); DELEGAT: Genci Xhafa (Kamzë)
INTER- FC KEVITAN 1-11 GOLAT: Myzyraj 8′ / Vataj 5′, Hyseni 25′, 32′, Mziu 27′, 58′, Azizi 42′, 60′, Pjetri 55′, Marku 71′, Hajdari 85′ INTERNACIONAL: Totoshi, Meçi, Metani (Muçi 46′), Kotarja, Brahimaj, Myzyraj, Xhediku, Kraja, Vllacaj (Sulollari 46′), Domi, Koçi (Bodini 78′). Trajner: Mirjet Vllacaj FC KEVITAN: Malaj, Muça, Vataj, Hajdari, Mziu, Islami, Hyseni, Pjetri, Mehmeti (Marku 78′), Saliaj, Azizi (Vlashi 48′). Trajner: Mark Vataj. GJYQTARË: R.Dobruna, A.Bixhi, J.Kraja (Tiranë); DELEGAT: Sajmir Brahja (Tiranë) KARTON I VERDHË: Meçi 35′
ADA – SPARTAKU 0-1 GOLI: G.Hysko 7′ ADA B: Nikolli, Lekvukaj, Ndoci, Matija, Prërndreci, Gjini (Mirashi 67′), Shkreli, Marko (Marku 77′), Pali, Kola (Frroku 84′), Sela. Trajner: Besnik Ndoj. SPARTAKU: Zhllima, Mena (Dalliu 46′), Marko, Hysko, Musteqja, Milla (Kallaku 76′), Klosi, E.Rizvani, Ruçi, Kuçi (Korriku 77′), A.Rizvani. Trajner: Artan Vangjeli GJYQTARË: E.Bastari, A.Meçani, G.Aliko (Tiranë); DELEGAT: Algert Hurdha (Tiranë) KARTONË TË VERDHË: Kuçi 13′ / Shkreli 50′, Kola 65′, Sela 70′
Ka startuar java e 20-të e së Tretës, ndërsa janë luajtur 5 ndeshje. Kevitani, pas fitores 11- 1 ndaj Internacionalit, ka “hapur shampanjën”, duke festuar ngjitjen në Kategorinë e Dytë. Ndeshjet Ada B nuk ka mundur të triumfojë, teksa është mposhtur nga Spartaku me rezultatin minimal 0-1. Një gol i shënuar që në minutën e 7-të nga Gilbert Hysko, i kthyer pas një mungese të gjatë pranë këtij ekipi, ka vendosur fatin e kësaj ndeshjeje. Goleadë në sfidën SS Agimi – Bulqiza. Veriorët kanë triumfuar me rezultatin 6-1. Kjo përballje e zhvilluar pasditen e së mërkurës ka qenë mjaft e bukur, ku Andi Likaj ka realizuar “poker”. Për t’u vlerësuar është rikthimi te goli i ish-futbollistit të Partizanit, Behar Domi, ndërsa edhe Dajti ka futur emrin në listën e golashënuesve. Për Agimin, golin e nderit e shënoi Qatromi. Kevitan ka qenë i pam- ëshirshëm në sfidën e djeshme, teksa ka mundur 11-1 Internacionalin. Kevitani tashmë edhe matematikisht është bërë pjesë e së Dytës. Skuadra e ka festuar këtë sukses, ndërsa ka “hapur shampanjën”, duke krijuar një atmosferë të bukur. Kanë spikatur golashënuesit e kampionatit, Vilson Mziu me 3 gola dhe Rigert Azizi me 2 të tillë. Kanë plotësuar Vataj, Hyseni, Marku e Hajdari. Për Internacionalin, mendoi t’i nderonte Myzyraj. AAS nuk ka falur ndaj Sportingut, duke e mundur me rezultatin 0-4. Protagonistë në takimin e djeshëm kanë qenë: Ahmagjoka, Mcini, Hashimi dhe Mata. Grupi B Rubiku ka triumfuar 5-2 ndaj Valbonës në sfidën e djeshme, duke iu afruar me 2 pikë diferencë Tirana Internacional. Kështu, fillimisht ka shënuar Nikolli që në minutën e 2-të dhe kanë thelluar më pas dy dopietat e Pepkolajt dhe Picakut. Nga skuadra tropojane, ka qenë Pilafi që ka shënuar nga pika e bardhë dhe më pas Baze ka realizuar të dytin
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"