“Këtu jam më i lumtur sesa te Reali”, Gareth Bejl habit me deklaratën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 15:42

“Këtu jam më i lumtur sesa te Reali”, Gareth Bejl habit me deklaratën e tij

Gareth Bejl ishte një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës, për shkak të problemeve me trajnerin Zidan dhe ishte shumë afër largimit nga madrilenët.0_Gareth-Bale

Shpesh herë uellsiani ka bërë deklarata të cilat nuk iu kanë pëlqyer tifozëve madrilenë apo edhe gjeste të ndryshme, siç është ajo e largimit nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes. Pikërisht edhe së fundmi sulmuesi ka dhënë një deklaratë, e cila nuk do t’iu pëlqejë aspak tifozëve të Realit.

Gjatë grumbullimit me kombëtaren e Uellsit, Bejl është shprehur se ndihet më i lumtur në ekipin kombëtar sesa te Reali. “Sigurisht që jam më shumë i entuziazmuar kur luaj për Uellsin se sa kur luaj për Realin._104378286_bale

Këtu disa lojtarë i njoh që në moshën 17-vjeçare, dhe kur luaj me ta më duket sikur jam duk luajtur në park me miqtë e mi. Këtu flas gjuhën time dhe ndihem më i lehtësuar. Në çdo ndeshje jap maksimumin.”, u shpreh Bejl.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"