“Këtu është vetëm një spital i rrënuar”, italiani që fitoi titullin me Partizanin: Jam bllokuar në Kosovë, ka varfëri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 13:07

“Këtu është vetëm një spital i rrënuar”, italiani që fitoi titullin me Partizanin: Jam bllokuar në Kosovë, ka varfëri…

Ish-përgatitësi atletik i Partizanit, Korado Sakone, i cili në sezonin e kaluar ishte pjesë e stafit të ekipit që doli kampion pas 26 viteve dhe tani është pjesë e Gjilanit në Kosovë, ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka folur për gjendjen nga Koronavirusi.sakone 1

Sakone është shprehur se Kosova është një vend i varfër, teksa nuk ka mundësitë e Italisë për ta luftuar virusin, por shton se njerëzit aty janë shumë të kujdesshëm.

Gjithashtu italiani shton se është i lumtur te Gjilani, edhe për faktin se punon me një trajner shqiptar që e pëlqeu punën e tij te Partizani. “Deri të shtunën gjithçka ishte e qetë. Ky është një vend i varfër, por unë nuk do të ikja që këtu, profesionalizmi ime e tregon këtë. Nëse shikoj jashtë nuk ka asgjë, janë vetëm fushat, jam me fat në një far mënyre sepse nuk ka fqinjë. Megjithatë frika ekziston, edhe për faktin se këtu në Gjilan është vetëm një spital i rrënuar.

Këtu nuk kanë asnjë mënyrë për ta trajtuar epideminë. Njerëzit janë shumë të kujdesshëm për të mos e përhapur virusi, në supermarket i pashë pothuajse të gjithë me maska.  Këtu janë dy qendra të mëdha tregtare, qyteti është i vogël dhe objektet e kujdesit shëndetësor sigurisht që nuk janë në nivelin e Italisë. saccone_GDM

Por duhet të jemi të qetë dhe të presim, nuk mund të shkojmë askund. Në fillim të javës së kaluar shkova në Tiranë, ku punova deri në qershor  dhe ku jeton vajza ime që studion atje. Tashmë kthimi këtu kishte qenë i ndërlikuar, midis kontrolleve dhe një pasaporte italiane.

Aventura te Gjilani? Klubi është i shkëlqyeshëm dhe unë punoj me një trajner shqiptar që kishte shijuar punën time te Partizani. Është një përvojë e shkëlqyer.”, u shpreh Sakone.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"