“Këto vegla kemi dhe me këto do punojmë deri në fund”, Josa: Mos na krahasoni me Tiranën që ra nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 18:23

“Këto vegla kemi dhe me këto do punojmë deri në fund”, Josa: Mos na krahasoni me Tiranën që ra nga kategoria

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa është shfaqur i zhgënjyer me skuadrën e tij, pas humbjes ndaj Skënderbeut. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Gol pas Goli”, Josa është shprehur se skuadra krijoi shumë në pjesën e parë, ndërsa e dyta ishte ndryshe.

JOSA

“Është një ngërç i cili po vjen duke u thelluar. Duhet të jemi të kujdesshëm në marrëdhëniet që do të ketë stafi dhe lojtarët në këto momente. Do të analizojmë ndeshjen e sotme, siç kemi bërë gjithmonë. Skuadra sot krijoi shumë, në një mbrojtje të ngjeshur të kundërshtarit. Problemi është se pjesën e dytë, ishim shumë larg portës. Eze ishte shumë i vetmuar dhe i pa pozicionuar. Nuk është problem psikologjik, është një problem që mund të rregullohet, duke fituar deh duke shënuar. Është normale që çdo skuadër e ndjen presionin në këto momente. Duhet të bëjmë lojtarët që të jenë më të lirshëm.

Rënia si me Tiranën? Nuk është e njëjta situatë. Çdo situatë krahasohet me gjendjen që të dy klubet kanë. Nuk krahasohen vetëm lojtarët, por edhe drejtuesit bashkë me ne. Duhet të jemi të kujdesshëm. Ne këto vegla punë kemi dhe me këto do të punojmë deri në fund.”, tha Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"